Vrasja e dyfishtë në Roskovec, dëshmia e banorit: Dëgjova të shtëna me armë të paktën 10 herë

1 week ago 39
Reklamë

Vrasja e dyfishtë në Roskovec, ku u ekzekutuan me armë zjarri vëllezërit Gramoz dhe Vladimir Kurtaj, vijon të tronditë opinionin publik, teksa “Jetë Shqiptare” ka sjellë më shumë detaje mbi ngjarjen.

Në një intervistë për gazetaren Aida Topalli, një banorë i zonës shprehet se janë dëgjuar të paktën 10 të shtëna. Viktimat, ai i përshkruan si njerëz të mirë e punëtorë, teksa thotë se ata nuk kanë patur konflikte të mëparshme me autorin dhe 2 djemtë e tij.

Kjo që ka ndodhur këtu nuk ka ndodhur as në ’97, edhe atëherë nuk pati asnjë problem në zonën tonë. Nuk kishin konflikte të mëparshme. Ishin shokë, u habita. Kur ndodhi kjo unë isha në gjumë, gruaja më tha u zbrazën armët. Të shtënat u dëgjuan, gati 10 herë të paktën. Viktimat ishin njerëz të mirë, njerëz punëtor, nuk di çfarë  të them”, u shpreh ai.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme (10 gusht) në Roskovec pas një konflikti të çastit mes autorit Altin Kuka dhe dy viktimave, vëllezërve Lavdosh dhe Gramoz Kurtaj. Dy vëllezërit janë qëlluar për vdekje me breshëri plumbash nga 49-vjeçari Kuka. Shkak për ngjarjen e rëndë dyshohet se ka qenë një sherr i nisur mes fëmijëve, gjë e cila më pas degjeneroi në përdorimin e armës së zjarrit nga Altin Kuka, i cili u mori jetën dy vëllezërve Kurtaj.  Altin Kuka u vetëdorëzua në polici pas ngjarjes, ndërsa sot u vunë në pranga edhe dy djemtë e tij, të cilët akuzohen si bashkëpunëtorë në krim.

/a.r

Read Entire Article