Vrasja e Nikulajt, Londra i jep “ok” ekstradimit të tre britanikëve dhe Edmond Haxhisë, sëmundja “shpëton” një tjetër të akuzuar

2 months ago 34

Gjykata e Londrës ka pranuar ekstradimin në Shqipëri të tre britanikëve dhe shqiptarit të arrestuar, të cilët akuzohen për vrasjen e Ardian Nukulajt në Shëngjin, në 19 prill të vitit të kaluar.

Thomas Mithan, Harry Simpson dhe Harriet Bridgeman si dhe Edmond Haxhia pritet që të mbërrijnë në vendin tonë, pas bashkëpunimit të Ministrisë së Drejtësisë dhe Interpol. Ky lajm është konfirmuar nga gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj.

Por për Steven Hant gjykata nuk e ka dhënë ende dritën jeshile për momentin pasi është diagnostikuar me kancer.

Haxhia akuzohet nga prokuroria Lezhë se ishte truri organizmit dhe krijimit të kushteve për vrasjen e Ardian Nikulajt.

Në aktakuzë prokuroria e Lezhës thotë se katër britanikët e tjerë udhëtuan nga Anglia në Shëngjin për ta mbajtur viktimën nën survejim e më pas i çonin informacion Ruben Saraivës i cili e goditi për vdekje me 6 plumba Nikulajn./vizionplus.tv

Read Entire Article