Vrasja e recepsionistit në Dhërmi, arrestohet shoferi i ambulancës, filmoi trupin e 31-vjeçarit

5 months ago 47

Shoferi i ambulancës që transportoi trupin e pajetë të Eraldo Nevruzit është arrestuar nga policia. 31-vjeçari Nevruzi u vra me armë zjarri nga Gerald Shehu, i cili është arrestuar në Greqi.

Arrestimi i shoferit të ambulancës u bë pas informacioneve se 62-vjeçari kishte filmuar trupin e pajetë të Nevruzit për t’ia dërguar mediave.

“Në vijim të veprimeve hetimore që po kryhen nga grupi hetimor për dokumentimin e plotë ligjor të vrasjes së shtetasit E. N., grupi hetimor ka marrë informacion se shoferi i autoambulancës që po transportonte për në morgun e Vlorës trupin e shtetasit E. N., i cili u vra me armë zjarri nga shtetasi G. Sh., kishte filmuar me aparat celular trupin e pajetë për t’ua dërguar burimeve mediatike me qëllim publikimin.

Bazuar në këtë informacion, shtetasit A. I., 62 vjeç, me detyrë shofer i ambulancës së morgut, i është bërë këqyrja e aparatit celular nga grupi hetimor, ku i janë gjetur pamjet filmike të trupit të shtetasit E. N., të cilat ua kishte dërguar burimeve mediatike me qëllim publikimin”, thuhet në njoftim.

Eraldo Nevruzi u vra mesnatën e të mërkurës, në Dhërmi, rreth orës 00:30. Ai ishte vetëm një javë që kishte nisur punën në Hotelin Greccia në Dhërmi, ku Gerald Shehu ishte një prej bashkëpronarëve, së bashku me vjehrrin e tij. Shehu e ka qëlluar me armë zjarri 31-vjeçarin, pasi ai kishte marrë turnin dhe pasi ka zhdukur trupin.

Si bashkëpunëtorë të dyshuar të ngjarjes janë arrestuar Daniel Qose 33 vjeç dhe David  Larti 30 vjeç./vizionplus.tv

Read Entire Article