Vrasja në Dhërmi, viktima ishte hetuar me grupin e britanikëve që shpërndanin drogë?

3 months ago 22
Reklamë

Një ngjarje shokuese në një prej destinacioneve kryesore turistike, tronditi shoqërinë në nisje të një sezoni të ri, me probleme të vjetra.

Ekzekutimi i recepsionistit nga punëdhënësi i tij, me gjasë nuk ka asnjë lidhje me shërbimin sipas informacioneve, por, me siguri që dekurajoi qindra të interesuar për të punuar në Jug.

Ai krah pune aq shumë i kërkuar nga bizneset. Vrasja e Eraldo Nevruzit nga punëdhënësi i tij Geraldo Shehu ka ende mjaft të pathëna, por ajo që dihet është se të dy kanë qenë të dyshuar për aktivitet në fushën e narkotikëve. Sipas informacioneve konfidenciale, një vit më parë Nevruzi ishte hetuar si pjesë e një grupi që shpërndante ekstazi dhe droga të ndryshme pikërisht në bregdetin e Jugut. Mes të arrestuarve, ishin edhe dy shtetas nga Britania, një vend ku në të shkuarën kanë qëndruar autori dhe viktima e ngjarjes në Dhërmi.

Ngjarja e rëndë në Dhërmi, nuk ka lidhje me cilësinë e masave për sezonin veror, pasi krime të tilla mund të ndodhin kudo, por solli tronditje te opinioni për komponentët e sigurisë në tërësi që janë të larmishme. Një prej tyre, lidhet me sigurinë e mjeteve lundruese. Një çështje që kërkon vëmendjen më maksimale, në mënyrë që tragjedi si ajo e vogëlushes që u vra nga skafi në bregun e Himarës dy vite më parë, të mos përsëriten.

/a.r

Read Entire Article