Një 38-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasja e mbetur në tentativë” është arrestuar mbrëmjen e sotme nga policia e Fierit.
Në kuadër të operacionit “Wanted” në lagjen “1 Maji”, Fier, është lokalizuar, kapur dhe ndaluar, në banesë shtetasi A. Sh., 38 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar pasi Gjykata e Apelit Tiranë, i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”.
38-vjeçari, në vitin 2021, në Berat, për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri një shtetas.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 aparat celular që ky shtetas përdorte.
Ndaj tij rëndojnë akuzat “Vrasje me dashje”, të ngelur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, si dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”./vizionplus.tv