Vrau 24-vjeçarin në Tropojë, vetëdorëzohet në polici autori

2 months ago 53

Saimir Sadiku, 40 vjeç, i cili akuzohet për vrasjen e 24-vjeçarit Adrian Pepkolaj është vetëdorëzuar në policinë e Tiranës. Ngjarja e rëndë ndodhi më 11 korrik në fshatin Breg-Lumë në Tropojë. Si pasojë e një sherri banal u vra 24-vjeçari dhe mbetën të plagosur dy persona.

Viktima ndodhej së bashku me vëllain dhe shokun e tij në një lokal në Fierzë, ku për motive të dobta kanë debatuar me 40-vjeçarin Sadiku.

Lexo edhe :

Related Posts

Ky i fundit më pas ka nxjerrë thikën dhe i ka plagosur të tre. Por pas transportimit në spital, 24-vjeçari nuk arriti tu mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë, ndërsa vëllai dhe shoku morën ndihmën mjekësore në spital.

“Vihet në pranga shtetasi S. S., i akuzuar për vrasjen e një 24-vjeçari, më datë 11.07.2024, në një lokal në fshatin Breg-Lumë. Pas kontrolleve të shumta të kryera nga Policia e Tiranës dhe negociatave, ky shtetas është vetëdorëzuar në DVP Tiranë. Një ditë pas ngjarjes, Policia arrestoi 5 shtetas që përkrahën shtetasin S. S., pas vrasjes me mjete prerëse të 24-vjeçarit dhe të plagosjes së dy shtetasve të tjerë. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Kukës ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin në kërkim S. S., 40 vjeç, banues në Fierzë, caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Kukës, më datë 14.07.2024, për veprën penale “Vrasja me dashje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Por si ndodhi ngjarja?

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:05 në një lokal në fshatin Rajë, Fierzë. 24-vjeçari, pasi mori disa goditje me thikë, u transportua menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Por për shkak të plagëve të mëdha, ai nuk arriti të mbijetonte. Ndërsa vëllai i viktimës Valentin Pepkolaj dhe 40-vjeçari Shkëlzen Kuka, ishin jashtë rrezikut për jetën.

Autori Saimir Sadiku u shpall në kërkim menjëherë pas ngjarjes.

Ndërkohë që në pranga u vunë 5 persona, të cilët nuk kallëzuan krimin në polici.

Më konkretisht, në pranga janë vënë:

Andrin Qehaja, 39 vjeç, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”;

-Xhevolin Macaj, 31 vjeç, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Moskallëzimi i krimit”;

-Altin Shpendi, 34 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;

-Anton Boçi, 29 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;

-Jetmir Kuraj, 34 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”./vizionplus.tv

Read Entire Article