Vrau kolegen pse i refuzoi dashurinë, dënohet me 13 vite burg ndihmësmjeku

4 months ago 29

Gjykata e Bielefeldit në Gjermani ka dënuar me 13 vite burg këtë të hënë ndihmës mjekun 21-vjecar Lennart.A, i cili vrau me thikë kolegen e tij po 21-vjeçe Hannah.F.

Mediat gjermane reaportojnë se edhe vetë 21 cjeçari e ka pranuar krimin para gjykatës ndërsa nuk shprehu shenjë pendese.

Fillimisht gjykata e dënoi me 10 vite burg duke u bazuar te ligji për të mitur, por më pas vendosi ta lërë dënimin në 13 vite, pasi u bindën se krimi ishte edhe më i rëndë.

21-vjeçari ka rrëfyer me gjakftohtësi se e goditit 6 herë me thikë kolegen e tij pasi kjo e fundit e refuzonte vazhidimisht.

Ndërkohë që gjatë kohës që ishte në gjykim, dëshmitarët bënë me dije se shpesh 21-vjeçari në prani të tyre kishte shprehur fantazitë e tij se si do ta vriste koolegen, por që fatkeqësisht këto paraljmërime asnjëherë nuk ishin marrë seriozisht.

Fantazitë e tij për vrasje, të cilat ai i shprehte vazhdimisht, nuk u morën seriozisht nga kolegët e tij”, tha kryetari i trupit gjykues. Dhe kjo është arsyeja pse Hannah duhej të vdiste.

Një ekspert psikiatrik zbuloi se Lennart A. kishte mangësi zhvillimi dhe mungesë pjekurie emocionale. Megjithatë, ai ia atribuoi atij përgjegjësinë e plotë.

Nuk ishte urrejtja e Hannas ajo që e shtyu atë drejt krimit, por frika që kishte ai nga poshtërimi prej kolegëve të tij”, tha kryetari i trupit gjykues.

/Vizionplus.tv/

Read Entire Article