Ka ndërruar jetë historiani 78-vjeçar Zyhdi Shehi, i cili më 8 gusht vrau me bastun shokun e dhomës në një azil privat në Tiranë, Virxhil Vesho.
Pas ngjarjes së rëndë, Shehi u arrestua, por më pas me vendim të trupës gjykuese u shtrua në një spital psikiatrik.
Lexo edhe :
Related Posts
Shkak i sulmit u bë një konflikt banal mes dy të moshuarve për krevatin.
Fillimisht ngjarja nuk u raportua në polici, pasi infermierja kishte njoftuar morgun dhe një agjenci funerale për të tërhequr trupin e viktimës.
“Menduam se ishte rrëzuar dhe kishte vdekur kur e gjetëm”, kanë thënë dy infermieret në polici.
Megjithatë pretendimet e infermiereve Nazime Mulla dhe Glesantina Saraçi nuk i ka bindur hetuesit e Policisë të cilët i arrestuan ato me akuzën “kryerja e veprimeve që pengojnë të vërtetën”.
Grupi hetimor ka dyshime se infermierët nuk kanë kryer punën e tyre siç duhet dhe mbi faktin që nuk kanë marrë në telefon policinë për të denoncuar ngjarjen.
Agjencia funerale njofton policinë
Infermieret njoftuan agjencinë e funeralit, të cilët kanë shkuar dhe kanë marrë trupin e mbështjellë me çarçaf. Ishte stafi i agjencisë të cilët pasi kanë parë trupin kanë vërejtur dëmtime në kokë. Më pas e kanë kthyer trupin në azil dhe kanë njoftuar policinë.
Efektivët kanë këqyrur kamerat e sigurisë dhe pasi morën në pyetje infermieret ato janë shprehur se fillimisht nuk kanë kuptuar se i moshuari të ishte vrarë, por kishin menduar se ngjarja ishte aksidentale. /vizionplus.tv