Vrau shokun e ngushtë në hotelin e vjehrrës, reagon Policia e Shtetit, çfarë po u kërkohet autoriteteve greke

5 months ago 17

Policia e Shtetit ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Dhërmi, ku është vrarë me armë zjarri 31-vjeçari Eraldo Nevruzi i cili punonte si recepsionist në një hotel

Autori i dyshuar i ngjarjes është Geraldo Shehu 43-vjeç, i cili është edhe dhëndri i pronares së hotelit ku punonte 31-vjeçari.

Lexo edhe :

Related Posts

Dyshohet se 43-vjeçari është larguar në drejtim të Greqisë pas ngjarjes. Policia shqiptare po bashkëpunon me atë greke për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të veprimeve intensive që po kryen grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, për gjetjen e shtetasit E. N., si dhe për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit, sqarojmë se nga kontrollet e deritanishme nuk është bërë ende e mundur gjetja e shtetasit E. N.

Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar, shtetasin G. Sh. (bashkëpronar i hotelit ku punonte shtetasi E. N.) dhe po bashkëpunon me Policinë greke për të bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e tij, pasi nga hetimet e deritanishme, pamjet filmike të sekuestruara dhe dëshmitë e marra, dyshohet se shtetasi G. Sh. ka qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit E. N.

Policia e Shtetit vë në dispozicion foton e autorit të dyshuar, e cila i është vënë në dispozicion edhe Policisë greke dhe partnerëve të vendeve të rajonit.

Detajet

Më herët gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, mësoi se dy personat, viktima dhe autori i dyshuar i ngjarjes ishin miq me njëri-tjetrin. Madje të dy kishin pak ditë që kishin ardhur nga Anglia dhe po bënin plane për hapjen e një biznesi sëbashku.

Vrasja dyshohet se ka dndohur në hotelin e vjehrrës së Shehut. Dyshohet se 43-vjeçari e ka marrë me dhunë në dhomë Nevruzin, dhe pasi e ka rrahur e ka qëlluar dy herë me armë.

Për ngjarjen janë shoqëruar në komisariat 29 perosna, të cilët dyshohet se kanë informacion.

/Vizionplus.tv/

Read Entire Article