Walker pas takimit me Kurtin: Kosova është histori e jashtëzakonshme suksesi, mbrojeni!

3 months ago 24
Reklamë

Kosova është një histori e jashtëzakonshme suksesi. Këtë e thotë William Walker, ish-ambasador i OSBE-së që dha sinjalin ndaj botës për të reaguar kundër krimeve serbe ndaj civilëve shqiptarë në vitet ’98-99, pas një takimi me kryeministrin Albin Kurti.

“Në 25 vjet që keni kaluar, ju shqiptarët e Kosovës, kosovarët, keni bërë kaq shumë për ta bërë këtë një histori të jashtëzakonshme suksesi. Dhe dua që bota ta dijë se çfarë suksesi është Kosova. Dje kishit shumë vizitorë të ardhur nga vende të ndryshme dhe e panë suksesin e këtij vendi. Kështu që shpresoj që të gjithë të jeni shumë krenarë që jeni gazetarë, por edhe të jeni krenarë që jeni shqiptarë të Kosovës.”

Walker përmendi sukseset e institucioneve të Kosovës, duke i dhënë meritë të gjithë politikanëve që kanë drejtuar këtë vend, jo vetëm faktorit ndërkombëtar. Ai u ndal konkretisht në këtë histori suksesi.

“Doja t’u tregoja se çfarë suksesi është Departamenti i Policisë së Kosovës. Po, ata marshuan në paradë dje. Por besoj se nuk e kuptoni aq mirë sa unë se sa e mirë është Forca e Policisë suaj. E dini, unë vij nga Shtetet e Bashkuara, atje kemi shumë policë. Disa prej tyre janë të mirë, disa prej tyre nuk janë aq të mirë. Policia juaj është jashtëzakonisht e mirë. Pse? Sepse ata janë kosovarë dhe me të vërtetë po bëjnë një punë të mirë.”

Walker tha se pati një takim shumë produktiv me kryeministrin Kurti që zgjati më shumë se një orë. Ndërsa në fund bëri dhe një batutë për veshjen e tij, kur tha se kishte ardhur si mik i Kosovës me rroba të thjeshta nga Kalifornia.

/a.r

Read Entire Article