Xi Jinping takohet në Pekin me Jake Sullivan

2 months ago 44

Më 29 gusht pasdite, Kryetari i Shtetit të Kinës Xi Jinping pati një takim në Pekin me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan.

Sipas medias kineze CRI, Xi vuri në dukje se në situatën aktuale ndërkombëtareproblematike dhe plot ndryshime, palët duhet tëqëndrojnë të bashkuara dhe të koordinohen sëbashku, jo të ndahen ose t’i kundërvihen njëra tjetrës. Popujt kanëdëshirë për hapje dhe përparim, jo për mbyllje apo kthimprapa. Kina dhe SHBA janë dy fuqi të mëdha. Ato duhettë përgjigjen për historinë, popujt dhe botën. Duhet tëbëhen burim për paqen botërore dhe motor për zhvillimine përbashkët.

Edhe pse Kina dhe SHBA kanë patur ndryshime tëmëdha në situatat e tyre dhe në marrëdhëniet dypalëshe, objektivi i Kinës për zhvillim të qëndrueshëm, tëshëndetshëm dhe të vazhdueshëm të marrëdhënieveKinë-SHBA nuk ka ndryshuar. Parimi për trajtimin e marrëdhënieve dypalëshe sipas respektit të ndërsjellë, bashkekzistencës paqësore, bashkëpunimin dhe fitimet e përbashkëta nuk ka ndryshuar. Qëndrimi për ruajtjen e vendosur të sovranitetit, sigurisë dhe interesave tëzhvillimit nuk ka ndryshuar. Përpjekjet e Kinës përvazhdimësinë e miqësisë tradicionale mes dy popujvenuk kanë ndryshuar.

“Shpresoj që pala amerikane të ecë në të njëjtën drejtimme Kinën, të shikojë Kinën dhe zhvillimin e saj me njëqëndrim racional dhe pozitiv, ta shohë zhvillimin e njëra-tjetrës si një mundësi, jo si sfidë dhe së bashku me Kinëntë gjejë rrugën e drejtë për trajtim të ndërsjellë mes dyfuqive të mëdha”, tha presidenti Xi Jinping.

Ndërsa, Sullivani i përcolli së pari presidentit Xi Jinping përshëndetjet nga presidenti Joe Biden dhe e falënderoipresidentin kinez  për kohën që ndau për ta takuar.

Sipas tij, që nga samiti në San Françisko, të dyja palëtkanë bërë progress pozitiv gjatë vënies në jetë tëkonsensuseve të arritura midis krerëve të dy vendeve.Komunikimin strategjik që pati me z. Wang Yi ishte ithelluar, i sinqertë dhe konstruktiv. “Dua të ritheksoj se Shtetet e Bashkuara nuk synojnë një “luftë të re tëftohtë”, nuk kërkojnë të ndryshojnë sistemin politik tëKinës, nuk kërkojnë të forcojnë sistemin e saj të aleancëskundër Kinës, nuk mbështesin ‘pavarësinë e Tajvanit’, nuk dëshirojnë të kenë konflikt me Kinën. ShBA-ja nukka ndryshuar politikën e saj të “një Kine” e pales amerikane dhe nuk ka ndërmend ta përdorë Tajvanin sinjë mjet për ta frenuar Kinën. Pala amerikane shpresonse mund të vijojë komunikime strategjike me Kinën përtë gjetur mënyrën për bashkëekzistencë paqësore dhezhvillimin e qëndrueshëm të marrëdhënieve dypalëshe.” Ai shprehu gjithashtu dëshirën e presidentit Biden për njëkomunikim të ri me homologun kinez.

Read Entire Article