“Ylli i këtij viti është Shqipëria”, gazetari i njohur britanik flet për turizmin! Rama ndan videon: Vlerësimi më domethënës mund t’i bëhej vendit

2 months ago 43

Shqipëria, veçanërisht jugu i vendit është kthyer në destinacionin e preferuar të turistëve të huaj gjatë viteve të fundit.

Bregdeti zgjidhet për të pushuar si nga vendasit ashtu edhe nga turistët rreth e qark botës, të cilët shpesh ndajnë përshtypjet e tyre pozitive për Shqipërinë.

Një ndër ta është edhe gazetari i njohur britanik i BBC Simon Calder, i cili gjatë një interviste e cilësoi Shqipërinë “si yllin e këtij viti”, dhe se duhej vizituar.

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka ndarë një pjesë të intervistës së Calder në faqen e tij zyrtare në Facebook.

“E çfarë vlerësimi më domethënës mund t’i bëhej Shqipërisë teksa sezoni i verës po mbyllet, se sa nga Simon Calder, gazetari i famshëm i mediave britanike si BBC dhe Independent, i cili zbulimin e vendit tonë e ka nisur dekada më parë, me vizitat e para si reporter kurioz përpara viteve ‘90 në Shqipërinë e një tjetër kohe, ndërsa së fundi është bërë “tifoz” i bregdetit shqiptar, duke ua këshilluar të gjithëve në Britaninë e Madhe si “yllin e këtij viti” në turizëm”, shkruan shefi i qeverisë krahas videos./vizionplus.tv

Read Entire Article