Ylli i ri i Spanjës, Nico Williams nga rrugëtimi i prindërve në Sahara te shkëlqimi në Europian

2 months ago 21
Reklamë

Të gjithë prisnin të shkëlqente Lamine Yamal, vogëlushin maroken të kombëtares së Spanjës që mbush 17 vjeç një ditë para finales së Kampionatit Evropian. Në vend të tij, skenën në Gelsenkirchen e rrëmbeu Nico Williams. Ai që bëri që Italia e Spalletit të dilte nga binarët në krahun e djathtë, duke e nxjerrë komplet jashtë loje Giovani Di Lorenzon.

Ylli i Athletic Bilbao do të jetë 22 vjeç një ditë para finales, më 12 korrik, ndoshta edhe larg Baskëve, sepse gjysma e Evropës e do më të voglin nga vëllezërit Williams.

Kur ishte 19 vjeç dhe tashmë në ekipin e parë, Nico i kërkoi nënës së tij Maria leje për të blerë një makinë luksoze. Leja e mohuar dhe këmbët në tokë, rregulli numër një i familjes Williams. Në fund të fundit, Felix dhe Maria mbërritën nga Gana duke kaluar shkretëtirën e Saharasë në rrugën e tyre për një jetë më të mirë në Europë. Atëherë ajo ishte shtatzënë me Inaki, vëllain e madh të Nico, i cili luan për kombëtaren e origjinës.

Gjatë pushimeve në Dubai me gjithë familjen bëmë një udhëtim në shkretëtirë. Kur arritëm atje, nëna ime shpërtheu në lot sepse aventura i kujtoi asaj gjithçka që vuajti kur ishte e re, kur kaloi Saharën. Iu kujtua se këmbët e saj ishin djegur nga rëra e nxehtë”, tha Iñaki në një intervistë me Pais në 2019.

Pasi kaluan shkretëtirën, prindërit e dy sulmuesve u ndalën në Marok, në provincën autonome të Ceutas. Kështu, për të siguruar një të ardhme më të mirë për fëmijën që Maria tashmë po mbante, ata gënjyen dhe i thanë policisë se ishin azilkërkues që iknin nga Liberia e shkatërruar nga lufta. Ata arrijnë të kalojnë dhe më pas falë një avokati dhe shoqatës Caritas mbërritën në Bilbao, ku Inaki lindi në 1994. Për këtë arsye ai kishte të drejtë në të gjitha aspektet për t’u përfshirë në sistemin e mbyllur të ekipit bask, i cili mirëpret vetëm lojtarë të lindur në rajon ose me origjinë nga vendi bask.

Për Nicon, Inaki është gjithçka. Ai e ndoqi vëllanë hap pas hapi në ekipin e të rinjve dhe në ekipin e parë. Inaki, ndonëse tani është një legjendë e Bilbaos, luajti me moshat e Spanjës dhe zgjodhi Ganën, kombëtaren e prindërve të tij. Ka shumë mirëkuptim mes të dyve, edhe në fushë, por nuk mungojnë debatet tipike mes vëllezërve qoftë edhe para kamerave. Falë Nicos, lojtari i ndeshjes në finalen e Kupës së Mbretit, Bilbao iu rikthye fitimit të një trofeu pas 40 vjetësh. Dhe tani është radha e Spanjës, e cila me shigjetat Yamal dhe Williams i ka dhënë më shumë efektivitet zotërimit të topit, pasi edhe Italia e Spallettit e ka përjetuar drejtpërdrejt.

Ne dominuam në të gjithë fushën. Italia është një ekip i shkëlqyer, por ne luajtëm shumë mirë dhe e merituam të fitonim. Personalisht kam ëndërruar gjithmonë të përfshihem në një nivel si ky, mendoj se ishte performanca ime më e kompletuar me Spanjën dhe shpresoj që të mund ta ndihmoj ekipin sa më shumë që të jetë e mundur”, tha Nico në fund të ndeshjes.

/a.r

Read Entire Article