Lulzim Basha ka reaguar pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës së Apelit që i kaloi vulën e Partisë Demokratike, Sali Berishës.
Përmes një reagimi në rrjete sociale, Basha bën të ditur që do të kërkojë rekurs në Gjykatën e Lartë.
Ai e quan të padrejtë dhe skandaloz vendimin e marrë nga Gjykata e Apelit.
“Zbardhja e vendimit skandaloz të 11 qershorit, i hapë rrugë rekursit tonë të menjëhershëm në Gjykatë të Lartë. Ne nuk e pranojmë padrejtësinë.
Shqipëria meriton më shumë”, shkruan Basha.
Gjykata e Apeliti vendosi që që t’i kthejë ish-kryeministrit Sali Berisha vulën e PD-së. Apeli vendosi që të mospranojë ankimimin e Enkelejd Alibeajt, duke njohur “Rithemelimin” si PD zyrtare./vizionplus.tv