Zbulohet sërish kanabis në Shkodër, bimët narkotike ishin fshehur brenda parcelave me misër

2 months ago 26

Policia e Shkodrës ka asgjësuar 361 bimë kabanis sativa. Aksioni i koduar “Territor i Pastër” është fokusuar në disa fshatra.

Kërkimet me dron kanë bërë të mundur gjetjen e bimëve narkotike të mbjella brenda një parcele me misër.

Në prangat e policisë ka rënë një 67-vjeçar që po kujdesej për bimët të cilat më pas u asgjësuan.

Më tej operacioni ka vijuar edhe në njësinë administrative pult, duke shkatërruar 146 bimë kanabisi.

Policia bëri të ditur se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të  implikuar në këtë veprimtari kriminale. /vizionplus.tv

Read Entire Article