Zelensky: Ukraina përdori avionë F-16 të furnizuar nga Perëndimi për të rrëzuar dronët rusë

3 weeks ago 33
Reklamë

Volodymyr Zelensky tha se Ukraina përdori avionë luftarakë F-16 të furnizuar nga Perëndimi për të rrëzuar dronët dhe raketat ruse gjatë sulmeve të fundit.

Presidenti ukrainas njoftoi në fillim të këtij muaji se Kievi kishte marrë grupin e parë të avionëve të premtuar nga vendet perëndimore.

Duke folur në një konferencë shtypi, Zelensky konfirmoi përdorimin e F-16 dhe u bëri thirrje aleatëve të Ukrainës që të dërgojnë më shumë.

“Askush nuk foli për këtë, por ne kemi shkatërruar tashmë, në këtë sulm të madh të rusëve, kemi shkatërruar tashmë disa raketa dhe drone duke përdorur F-16. Nuk do të ndaj sa, por ne e bëmë këtë falë partnerëve që na dhanë F-16, të ofruara për ne. Por përsëri nuk mjafton, kemi një numër të vogël F-16”, tha ai.

Read Entire Article