Zëvendësdrejtori i CIA-s: Putin do të nisë kundërofensivë për të rimarrë territorin në Kursk

2 months ago 34

Presidenti rus Vladimir Putin ka të ngjarë të nisë një kundërofensivë në përpjekje për të rimarrë territorin në rajonin e Kurskut të pushtuar nga ushtria ukrainase, tha zëvendësdrejtori i CIA-s, David Cohen.

“Ne mund të jemi të sigurt se Putini do të nisë një kundërofensivë në përpjekje për të rimarrë atë territor. Pritshmëria jonë është se do të jetë një luftë e ashpër për rusët”, tha Cohen në konferencë.

Ndërsa Kievi ka thënë se nuk ka ndërmend të aneksojë zonën që ka pushtuar, ushtria ukrainase po ndërton linja mbrojtëse dhe duket se synon të mbajë një pjesë të atij territori për një kohë, tha Cohen në një konferencë në Maryland.

Ukraina pretendoi se kishte kapur 100 vendbanime gjatë një ofensive në rajonin e Kurskut, ndërsa forcat ruse vazhdojnë të përparojnë në rajonin e Donetskut të Ukrainës. /vizionplus.tv

Read Entire Article