KQZ ka miratuar në mbledhjen e sotme fletën e votimit për zgjedhjet e pjesshme lokale që do të mbahen në 4 gusht në Himarë.
Në shortin e hedhur nga KQZ i pari në listë në fletën e votimit do të jetë kandidati socialist Vangjel Tavo, ndërsa numri dy do të jetë kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Petro Gjikuria.
Kujtojmë se pak ditë më parë, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka miratuar sasinë e fletëve të votimit që do të prodhohen për zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë Himarë.
Sasia që duhet të prodhohet për zgjedhjet për kryetar të bashkisë Himarë është 23.535 fletë votimi.
Komisioneri caktoi edhe Vendin e Numërimit të Votave të KZAZ-së nr. 88, Godina e Fushës së Sportit, Rruga “Apelistra”, salla e mbledhjeve e Këshillit Bashkiak, Bashkia Himarë.
/Vizionplus.tv/