Yael Braun-Pivet, nga partia e Presidentit Macron, u rizgjodh president i Asamblesë Kombëtare Franceze, pasi mori 220 vota dhe siguroi një shumicë relative të anëtarëve të saj.
Vendin e dytë e zuri Andre Chasseni, nga Fronti i Ri Popullor i së majtës, duke marrë 207 vota, ndërsa vendin e tretë e zuri Sébastien Senou, në emër të Tubimit Kombëtar të ekstremit të djathtë të Marine Le Pen, me 141 vota.
Lexo edhe :
Related Posts
Më herët është mbajtur raundi i parë, nga i cili nuk ka dalë “tym i bardhë”, pasi asnjë nga gjashtë kandidatët nuk është zgjedhur. /vizionplus.tv