Zhduken çifti amerikan pasi 3 të arratisurit vjedhin barkën e tyre në ishullin në Karaibe (fotot)

8 months ago 10

Një çift turistësh nga Virginia në SHBA nuk dihet se ku ndodhen pasi tre të kërkuar nga policia kishin vjedhur barkën e tyre të ankoruar në Karaibe me te cilën u larguan drejt një ishulli tjetër, njoftonin mediat.

Ralph Hendry dhe bashkëshortja Kathy Brandel, të cilët jetonin në barkën e tyre, ishin parë herën e fundit të dielën në ishull-shtetin Grenada.

Dyshja kishte ardhur aty dy javë më parë dhe raportohet se do të qëndronin dhe një javë, para se të ndodhte incidenti.

Motra e Hendry, Suellen Desmarais tha për rrjetin Fox 5 DC:  “Të dielën pas dreke ata dolën në qytet, dhe ishin parë nga të tjerët. Më vonë dëshmitarët nuk i kanë parë më”.

Hendry e Brandel kishin bërë të njëjtën rrugë lundrimi vitet e fundit, nga Virginia drejt Massachusetts, më pas në Florida ku vizitonin Desmarais dhe më pas në Karaibe ku vizitonin disa ishuj, shkruan rrjeti ABC News.

Ata duket se u zhdukën në të njëtën ditë kur 3 të rinj vendas u arratisën nga një stacion policie në Saint George, dhe më pas ishin larguar në një tjetër ishull.

Treshja rrjedhimisht ishin kapur nga autoritetet të mërkurën në ishullin Saint Vincent dhe autoritetet thonë se kanë lundruar me jahtin e të zhdukurve.

Zyrtarët thanë se barka e çiftit ‘Simplicity’ ishte gjetur në një plazh të St. Vincent beach e bastisur, teksa shtonin se “kishte shenja të dukshme dhune.”

Dy fëmijët e Hendry e Brandel kanë lundruar drejt ishullit për t’iu bashkuar kërkimeve për të humburit.

Dyshja kishte ardhur aty dy javë më parë dhe raportohet se do të qëndronin dhe një javë, para se të ndodhte incidenti. i papritur

Top Channel

Read Entire Article