Edon Zhegrova e ka marrë një dhuratë speciale.
Ylli kosovar mori një fanellë të Real Madridit nga sulmuesi Kylian Mbappe.
Një fanellë e bardhë me numrin 9 dhe e nënshkruar nga ylli francez, i cili u transferua në “Santiago Bernabeu” gjatë verës që shkoi nga Paris Saint-Germain.
“Faleminderit miku im, Kylian Mbappe”, shkroi përfaqësuesi kosovar në “Instastory”.