Zhvatja e italianëve përmes “call center”, kalon për gjykim dosja në ngarkim të Bruno Çobos

4 months ago 32

Prokuroria e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen në ngarkim të Bruno Çobos. Ky i fundit së bashku me 16 persona të tjerë akuzohet si pjesë e një rrjeti kriminal, pasi mashtronin shtetas të ndryshëm italian, përmes një call-center.

Viktimat e këtij mashtrimi telefonoheshin dhe mashtroheshin, duke iu propozuar blerja virtuale e “Amazon” me premtimin e fitimit të shumave të majme në kohë të shpejtë.

Në momentin që klienti pranonte nënshkrimin e investimeve, i dërgohej një e-mail që përmbante një link nëpërmjet të cilit lidheshin për të filluar blerjen e titujve.

Viktima shkarkonte sipas udhëzimeve të telefonuesit aplikacionin “AnyDesk”, duke i lejuar këtij të fundit që të futej si i jashtëm në kompjuterin e tij dhe të marrë kodet e sigurisë të bankës dhe më pas në numrat e llogarive bankare.

Aldo Pasku, Antoneta Malo (Pepkolaj), Bruno Gjika, Elisa Çaçi (Caci), Erion Kastrati, Florjan Bregu, Hamit Dobi, Gilbert Pushani, Greta Gjoci (Pepa), Gjin Shelnishta, Olta Toçi, Orland Cani, Mojsi Zuna, Rezarta Ibrahimi (Çaçi), Silvana Veliu dhe Valbona Abedinaj (Resuli), të përfshirë në këtë rrjet mashtrimi akuzohen për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, në dëm të disa personave, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmarrjes në grup të struktruruar kriminal”./vizionplus.tv

Read Entire Article