Zjarr i qëllimshëm në Berat, shkrumbohet një sipërfaqe e madhe, shmanget rreziku për banesat

3 weeks ago 34
Reklamë

Një zjarr ka rënë sot fshatin Osmënzezë në Njësinë Administrative Sinjë. Bashkia Berat.

Zjarri që ka qënë i qëllimshëm, u përhap me shpejtësi drejt zonës kodrinore të mbjellë me pemë ulliri dhe bajame. Drejt zonës shkuan 18 zjarrëfikës nga Berati, 6 nga Poliçani si dhe efektiv  policie.

Terreni i vështirë e ka bërë të pamundur futjen e mjeteve zjarrëfikëse drejt zonës së zjarrit dhe për këtë arsye u punua me mjete rrethanore dhe pompa uji shpine. Për shkak të bimësisë së thatë dhe erës, zjarri rrezikonte të përhapej drejt banesave të fshatit .

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme,u bë i mundur izolimi i zjarrit, duke u shmangur përhapja drejt banesave të fshatit. Zjarri është lokalizuar dhe po punohet për fikjen e tij të plotë pasi në zonë ka ende disa vatra aktive dhe po punohet për izolimin e tyre.

Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe prej 10 hektarë me shkurre e ferra, 100 drurë ullinj dhe 50 drurë bajame. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të zjarrëvënies. /vizionplus.tv

Read Entire Article