Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe kodrinore në fshatin Kriçkovë të njësisë administrative Proptisht në Mokër të Pogradecit.
Sipas të dhënave zjarri i cili dyshohet të jetë i qëllimshëm duke përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe barishte. Menjëherë në vendngjarje shkuan punonjës të zjarrkses, grupi vullnetar dhe punonjës të njësisë të cilët me mjete rrethanore kanë bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e flakëve.
Mësohet se zjarrfikësja nuk futej dot për shkak se zona nuk ka rrugë, por sërish pas disa orësh punë ëshrë arritur të izolohen dhe shuhen flakët, ndërkohë që nga ana e inspektorëve të policisë kanë nisur hetimet për të gjetur personin që mendohet të ketë ndezur zjarrin në këtë zonë të fshatit Kriçkovë./vizionplus.tv