Një vatër zjarri është përhapur në Maliq, ku si pasojë një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre dhe bimësi të ulët është përfshirë nga flakët në kodrën midis fshatrave të Blacë dhe Podgorie.
Për izolimin e flakëve janë angazhuar dy mjete zjarrfikëse dhe punojës të këtij shërbimi po ashtu të njësive administrative Çërravë dhe Vreshtas, pasi përhapja e flakëve të zjarrit rrezikon sipërfaqe jo të vogla me vreshtari dhe frutikulturë.
Zjarri edhe për specialistët e shërbimit zjarrfikës mendohet të ketë qenë i qëllimshëm./vizionplus.tv