Një zjarr ka rënë në një kompleks apartamentesh 14-katëshe në Valencia, Spanjë, dhe vazhdon ende rreth katër orë pasi shpërtheu.
Zjarri ka rënë rreth orës 17:30 në katin e 4-të të kompleksit dhe është përhapur me shpejtësi të pabesueshme.
“Sikur të ishte prej kashte”, tha një dëshmitar okular në televizionin spanjoll. “Era e fortë ishte faktori kryesor që përhapi zjarrin”, tha pronari i një dyqani lulesh.
Un bombero salta a la colchoneta hinchable tras verse atrapado por las llamas para salvar la vida ⚠️#Valencia ‼️🇪🇸#ULTIMAHORA pic.twitter.com/ZnXjKRQNQV
— 🔱⚜️🔰Predator🔰⚜️🔱 (@predatole) February 22, 2024
Falë ndërhyrjes në kohë të zjarrfikësve, disa banorë janë shpëtuar. Sipas televizionit shtetëror (TVE), të paktën 13 të plagosur – përfshirë zjarrfikës – u dërguan në spital me djegie ose probleme me frymëmarrjen. Megjithatë, deri më tani nuk ka raportime për viktima.
Kryebashkiaku María José Catala u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë larg zonës për të lehtësuar punën e zjarrfikësve dhe shpëtimtarëve.
Në fillim të tetorit, 13 persona humbën jetën në një zjarr që shpërtheu në një klub nate në Murcia, në juglindje të Spanjës. /vizionplus.tv