Zjarr në stacionin elektrik të Korçës, mbeten pa energji elektrike disa zona

3 months ago 43

Një zjarr ka rënë në stacionin elektrik në lagjen 18 në Korçë. Për pasojë është ndërprerë edhe energjia elektrike në zonë.

Burime paraprake pranë nën stacionit të Korçës bëjnë me dije se shkak i zjarrit është bërë temperaturat e larta dhe mbingarkesa e këtyre ditëve.

Nga zjarri njëri nga fidrat kryesore paraqet probleme serioze ndaj e për këtë, 1/3 e qytetit të Korçës ka mbetur pa energji elektrike. Gjithnjë sipas të njëjtit burim dëmi ekonomik i shkaktuar mendohet të jetë shumë i madh

Zjarrfikësja ka bërë të mundur fikjen e zjarrit, ndërsa ka mbërritur dhe policia për zbardhjen e rrethanave./vizionplus.tv

Read Entire Article