Një zjarr masiv përfshiu pasditen e sotme varrezat publike të Pogradecit, zjarr i cili si pasojë e barit të thatë u përhap me shpejtësi.
Menjëherë pas njoftimin të zonë u përqëndruan forcat e MZSH dhe punonjës të varrezës të cilët arritën që të izolojnë dhe shuajnë flakët.
Sipas të dhënave zjarri ka nisur në pjesën e sipërme të varrezës, jashtë gardhit rrethues dhe më pas u përhap brenda varrezave.
Në vendngjarje mbrritën edhe forcat e policisë dhe nisën hetimet mbi rastin pasi dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.
Ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve parandaloi një katastrofë të madhe në vendin ku prehen shpirtrat e mijëra njerzve që nuk jetojnë më.