Flakët kanë përfshirë zonën turistike të Viestes, në Pulia (në jug të Italisë) mëngjesin e sotëm dhe autoritetet vazhduan me evakuimin e 1000 turistëve, njoftuan zjarrfikësit.
Zjarri ka rënë në një zonë pyjore në gjirin e San Felice, pranë një fshati turistik, në të cilin ka dhoma me qira dhe një kamping.
Erërat e forta që fryjnë në zonë bënë që flakët të përhapen drejt fshatit dhe autoritetet vendosën të evakuojnë vizitorët.
“Situata është kritike”, tha kryetari i bashkisë së Vieste, Giuseppe Nobiletti për gazetën Il Corriere della Sera.
Forcat tokësore po luftojnë flakët dhe uji po hidhet nga avionët zjarrfikës, tha një zëdhënës i brigadës së zjarrfikësve për AFP, duke sqaruar se tre Kanander dhe një helikopter po marrin pjesë në operacionet e shuarjes.
Zjarre të vogla përhapen thuajse çdo ditë në Itali, sidomos në jug dhe në ishuj, ndërsa i gjithë vendi është përfshirë nga një valë të nxehti.
Dy zjarrfikës vdiqën më 17 korrik teksa po luftonin me zjarrin pranë qytetit Matera në Basilicata, një provincë pranë Pulias. /vizionplus.tv