Vatra e zjarrit që përfshiu tregun e rrobave të përdorura në Shkodër, duke “përpirë” edhe 5 banesa, vijon të jetë aktive.
Në ndihmë të zjarrëfikësve të Shkodrës kanë shkuar edhe ata të Ulqinit, Lezhës dhe Malësisë së Madhe, ndërsa pritet që të mbërrijë edhe helikopteri i Forcave të Armatosura për të vënë nën kontroll të plotë flakët.
Lexo edhe :
Related Posts
Në një situatë ende problematike, lajmi i mirë është që nuk ka dëme në njerëz.
Këtë gjë e ka bërë të ditur kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci, i cili në një deklaratë për mediat u shpreh se grupet e kontrollit do të zbresin në terren për të vlerësuar dëmet e shkaktuara nga flakët.
Për rreth një orë e gjysëm shtoi Beci, ishte një luftë e vërtetë, ndërsa theksoi se zjarrëfikësit u përballën me vëshirësi në neutralizimin e flakëve, për shkak të ndërtimeve që ishin bërë.
“Është një luftë e vërtetë prej një orë e gjysëm. Tani nuk ka më rrezik. Ka dë2me materiale por jo në njerëz. Situata ka qenë e rëndë. Kjo situatë, kur zjarrëfikësit nuk kishin mundësi të futeshin, gjithë kjo katrahurë urbanistike ka qenë një shqetësim i madh. Duhet të tregohemi të kujdesshëm se si do të veprojmë. Lajmi i mirë është që nuk kemi dëme në njerëz dhe situata është nën kontroll.
Do e shqytrojmë situatën, do vijnë grupet e kontrollit në terren. Organizimi ka qenë i mirë dhe kanë marrë situatën shpejt nën kontroll, pavarësisht se zjarri ka qenë i përmasave jashtëzakonisht të mëdha”, tha kryebashkiaku Benet Beci./vizionplus.tv