Vatrat e zjarrit, të cilat janë aktive prej tre ditësh në Shëngjin rrezikojnë kurorën e gjelbër të kësaj zone. I favorizuar dhe nga era, zjarri është përhapur në dy drejtime, mbi qytetin e Shëngjinit dhe nga ana e Rërës së Hedhur.
Për shuarjen e flakëve ka ndërhyrë edhe një helikopter, ndërkohë që po punojnë edhe 4 mjete zjarrfikëse për të bërë të mundur parandalimin e flakëve që të mos ulen në zonën e plazhit.
Lexo edhe :
Related Posts
Më herët gjatë paradites së kësaj të hëne, një zjarr është shfaqur në masivin me Pisha, mbi qytetin e Gjirokastrës. Vatra mbi parkun natyror të Viroit rrezikon të dëmtojë kurorën e gjelbër të qytetit. Re të mëdha tymi kanë mbuluar Gjirokastrën, ndërsa zjarri po përhapet deri në malin e Gjerë.
Strukturat e emergjencës dhe pushtetit vendor për shkak të terrenit malor po ndërhyjnë me mjete rrethanore për shuarjen e flakëve.
Po ashtu prej tre ditësh në malin e Lozhanit në Korçë vazhdojnë të digjen sipërfaqe të konsiderueshme me pisha, ah dhe kullota. Zjarrfikës si dhe punonjës te shërbimit pyjor janë duke punuar për vënien nen kontroll te flakëve. Por terreni dhe temperaturat e larta e vështirësojnë shuarjen e vatrave te zjarrit.
Edhe në pyjet e Maliqit zjarri po përhapet me shpejtësi, megjithëse prej disa ditësh në këtë zonë janë duke punuar dy mjete zjarrfikëse. Temperaturat e larta dhe era kanë vënë në vështirësi të gjithë personat që janë të angazhuar në fikjen e zjarrit pasi vatrat e reja po shfaqen gjatë punës për të izoluar flakët. /vizionplus.tv