Ministri i Brendshëm, Taulant Balla përmes një reagimi në rrjetet sociale ka treguar si paraqitet situata me zjarret në Lezhë.
Ai ka bërë me dije se janë vënë nën kontroll katër vatra zjarri, ndërsa është arrestuar një autor i dyshuar. Gjithashtu, ministri ka thënë se se shërbimet zjarrfikëse janë duke luftuar me flakët në Shëngjin.
“Pesë vatra zjarri sot në zona të ndryshme në Bashkinë Lezhë. Policia e Shtetit ka arrestuar deri më tani një person të dyshuar si fajtor për zjarrvënie. Janë vënë nën kontroll katër vatra zjarri dhe forcat zjarrfikëse po luftojnë me flakët në Shëngjin”, shkruan Balla.
“SHËNGJIN, Shërbimet zjarrfikëse të Lezhës, Tiranës, Kamzës, Mirditës dhe Kurbinit po vijojnë përpjekjet për vendosjen nën kontroll të zjarrit, i cili shtrihet në një sipërfaqe të madhe. Policia e Shtetit është gjithashtu e angazhuar përmes Forcës Kombëtare të Sigurisë”, shtonTaulant Balla. /vizionplus.tv