Policia ka shpallur në kërkim një person në lidhje me zjarrin që ra një ditë më parë në fabrikën e përpunimit të plastikës në Elbasan, e vendosur në zonën e ish-Metalurgjikut, në Bradashesh. Zjarri me përmasa të mëdha shkaktoi dëme të mëdha dhe ndotje, teksa policia ka shpallur në kërkim K. B., 54 vjeç, me […]
Policia ka shpallur në kërkim një person në lidhje me zjarrin që ra një ditë më parë në fabrikën e përpunimit të plastikës në Elbasan, e vendosur në zonën e ish-Metalurgjikut, në Bradashesh.
Zjarri me përmasa të mëdha shkaktoi dëme të mëdha dhe ndotje, teksa policia ka shpallur në kërkim K. B., 54 vjeç, me detyrë administrator në kompani.
Sipas policisë, gjithçka nisi rreth orës 15:00 të së mërkurës, teksa zjarri dyshohet se është shkaktuar prej një shkëndije elektrike.
Ekipet zjarrfikëse kanë mundur t’i venë flakët në kontroll vetëm pas disa orësh.
/a.r
What's Your Reaction?
0
Pëlqej
0
Nuk Pëlqej
0
Love
0
Funny
0
Angry
0
Sad
0
Wow
albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.