Zjarri në pallatin e apartamenteve vret të paktën 15 njerëz në Kinë, thonë zyrtarët (fotot)

8 months ago 11

Flakët kishin nisur në katin e parë ku vendoseshin biçikletat elektrike, por shkaqet e sakta nuk dihen ende.

15 njerëz janë raportuar të vdekur dhe 44 janë plagosur në një pallat të lartë rezidencial në qytetin kinez të Nanjing, njoftonin autoritetet.

Ata thanë në një konferencë shtypi se zjarri djeshëm kishte nisur në katin ku parkoheshin biçikletat dhe monopatinat elektrike, sipas hetimeve paraprake.

Qyteti i Nanjing, ka më shumë se 8 milionë banorë dhe është rreth 260km në veriperëndim të Shangai.

Autoritetet shtonin se zjarrfikësat kishin arritur të fiknin zjarrin pas disa orësh dhe se të plagosurit po trajtohen në spital, pa dhënë më shumë detaje.

Kina ka raportuar një seri zjarresh vrasëse muajt e fundit, duke bërë që autoritetet të kërkojnë ndërgjegjësim dhe përpjekje për të ulur “ngjarjet e shpeshta të aksidenteve të sigurisë”.

Në janar, një zjarr në fjetoren e një shkolle vrau 13 nxënës në provincën e Henan.

Një mësues tha asokohe për rrjetin vendas ‘Hebei Daily’ se viktimat ishin nëntë ose dhjetë vjeçarë dhe se zjarri ishte shkaktuar nga një ngrohëse elektrike.

15 njerëz janë raportuar të vdekur dhe 44 janë plagosur në një pallat të lartë rezidencial në qytetin kinez të Nanjing

Top Channel

Read Entire Article