Zjarri në pyjet e Maliqit përhapet me shpejtësi, flakët favorizohen nga temperaturat e larta

1 month ago 34
Reklamë

Zjarri në pyjet e fshatit Bode të bashkisë së Maliqit po përhapet me shpejtësi në sipërfaqe të mëdha me pyje, megjithëse prej disa ditësh në këtë zonë janë duke punuar dy mjete zjarrfikëse, 10 punonjës të shërbimit zjarrfikës të bashkisë Maliq, punojës të shërbimit pyjor, punojës të njësisë administrative dhe banorë të zonës.

Duket se temperaturat e larta dhe era që fryn kanë vënë në vështirësi të madhe të gjithë personat që janë të angazhuar në fikjen e zjarrit, pasi vatrat e reja po shfaqen gjatë punës për të izoluar flakët që të mos përhapen me tej.

Dyshohet se persona ende të paidentifikuar nga policia lokale kanë ndezur vatra të qëllimshme zjarri

Terreni i thyer malor ai dhe largësia nga qyteti i Maliqit e bën të vështirë tashmë shuarjen e zjarrit. /vizionplus.tv

Read Entire Article