Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar lidhur me zjarrin masiv që ka përfshirë lagjen “Qafhardh”, në Shkodër.
Balla shprehet se banorët e zonës janë evakuuar nga policia. Ndërkohë, ai thekson se ndërsa një numër i madh zjarrfikësish nga bashkitë fqinje po mbërrin për tu ardhur në ndihmë zjarrfikësve që ndodhen në vendngjarje.
Po ashtu, sipas Ballës, Forcat e Armatosura do të ndërhyjnë nga ajri.
“Shërbimet zjarrfikëse po punojnë për fikjen e një zjarri tepër të madh në lagjen Qafhardh.
Policia e Shtetit ka evakuar banesat në zonën përreth, ndërsa një numër i madh zjarrfikësish nga bashkitë fqinje po mbërrin për tu ardhur në ndihmë djemve të MKZSH Shkodër. Forcat e Armatosura do të ndërhyjnë nga ajri përmes helikopterit”, shkruan ai.