“Zoti na ruajtë”, Lavrov kërcënon SHBA: Nëse furnizoni Ukrainën me raketa, fillon Lufta e Tretë Botërore

2 months ago 49

Rusia ka kërcënuar perëndimin me nisjen e një Lufte të Tretë Botërore, nëse do të realizojë planin e saj për të furnizuar me raketa me rreze të gjatë veprimi Ukrainën.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov ka akuzuar perëndimin se është duke kërkuar telashe dhe se po “luan me zjarrin” në këtë periudhë.

“Tani po konfirmojmë edhe një herë se të luash me zjarrin, dhe ata janë si fëmijët e vegjël që luajnë me shkrepse, është një gjë shumë e rrezikshme për xhaxhallarët dhe hallat e rritura, të cilëve u janë besuar armët bërthamore në një ose një vend tjetër perëndimor”, u tha Lavrov gazetarëve në Moskë.

Sipas tij nëse SHBA do të miratojë kërkesën e Kiveit për të furnizuar me raketa me rreze të gjatë veoprimi, atëherë Zoti “pastë mëshirë”, pasi Lufta e Tretë Botërore është e pashmangshme, dhe do të jetë pjesa tjetër e Europës që do ta pësojë.

Amerikanët i lidhin pa mëdyshje bisedat për një Luftë të Tretë Botërore si diçka që, Zoti na ruajt, nëse ndodh, do të prekë ekskluzivisht Evropën”, deklaroi më tej Lavrov.

Shefi i inteligjencës së jashtme të Putinit, Sergei Naryshkin, tha më herët sot se Moska nuk u beson pohimeve perëndimore se nuk kishte të bënte me pushtimin e Ukrainës në rajonin rus të Kurskut.

Zëvendësministri i Jashtëm i vendit tha se përfshirja e SHBA ishte “një fakt i qartë”.

Read Entire Article