Zvicra bën gati 6 shqiptarë për Euro 2024!

4 months ago 39
Reklamë

Zvicra ka publikuar sëfundmi listën paraprake për Kampionatin Europian Gjermani 2024 pas vetë gjermanëve, Holandës dhe Francës.

Trajneri Murat Yakin ka futur një numër të madh lojtarësh në listë, plot 38 të tillë duke tejkaluar me 12 numrin e lejuar të futbollistëve që mund të merren në një kompeticion të tillë.

Kjo tregon se ai vazhdon të jetë ende i paqartë për formacionin që do të përdorë.

Pjesë e kësaj liste janë plotë 6 lojtarë me origjinë shqiptare si Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Albian Hajdari, Uran Bislimi, Ardon Jashari dhe Andi Zeqiri.

Pavarësisht numrit të madh të lojtarëve të thirrur, federate zvicerjane do të caktojë listën zyrtare më datë 7 qershor.

Kujtojmë se kampionati europian do të transmetohet ekskluzivisht në dy kanale të platformës Tring për të gjithë abonentët. /vizionplus.tv

Read Entire Article