Zvicra e mbyll me barazim ndaj Skocisë, Xherdan Shaqiri thyen çdo rekord

3 months ago 23
Reklamë

Ndeshja mes Zvicrës dhe Skocisë është mbyllur në barazim 1-1.

Të parët që kaluan në avantazh ishin skocezët, falë një autogoli nga Schar.

Ndërkohë, tashmë i mësuar të shënojë në turnetë e mëdha, Xherdan Shaiqi riktheu barazpeshën në takim.

Me eurogolin që realizoi ndaj Skocisë, Shaqa tani ka shënuar në gjashtë turne të mëdha radhazi, duke nisur nga Kupa e Botës 2014.

Pas atij goli, Shaqiri realizoi një gol në “Euro 2016”, një tjetër në “Kupën e Botës 2018”, tre gola në “Euro 2020”, një gol në “Kupën e Botës 2022”, si dhe goli i të mërkurës mbrëma në Evropianin 2024.

Ndeshja është e vlefshme për grupin A në krye të të cilit qëndron Gjermania me 6 pikë pas fitores së sotme me Hungarinë.

Ndërkohë, Zvicra është në vendin e dytë me 4 pikë dhe në vendin e tretë është Sllovakia me 1 pikë, Hungaria mbyll grupin me 4 pikë në vendin e katërt.

Read Entire Article