E rëndë, katër persona humbin jetën në Francë, u zunë poshtë nga orteku

5 months ago 31
Reklamë

Katër persona kanë humbur jetën pasi janë zënë nga një ortek. Mediat ndërkombëtare raportojnë se në rajonin rajonin malor Auvergne të Francës qendrore është regjistruar një ngjarje tragjike , ku sipas autoriteteve lokale, 4 persona kanë humbur jetën pasi i ka zënë poshtë një ortek.

Orteku ndodhi të dielën në një lartësi prej 1,600 metrash, mbi fshatin Mont-Dore në një zonë të njohur si Val d’Enfer, tha në një deklaratë prefektura e departamentit Puy-de-Dome.

Tre persona të tjerë u plagosën, ndërsa një operacion i madh kërkimi që mobilizonte 50 persona është duke u zhvilluar.

Read Entire Article