“Do më duhen për t’i ngrënë në qeli”, babai shkoi të blinte biskota pasi qëlloi të birin me çifte

1 month ago 198
Reklamë

Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me armë që ndodhi pasditen e sotme në fshatin Stropckë të Pogradecit, ku 83-vjeçari Agim Shkullaku qëlloi me armë të birin, Përparim Shkullaku.

Fqinjët jashtë kamerave tregojnë se menjëherë pasi kishte qëlluar dy herë mbi trupin e të birit, ende pa mbërritur ambulanca dhe policia, i moshuari ka shkuar në dyqanin e lagjes për të blerë biskota.

Në këtë moment ai u ka thënë fqinjëve fjalinë: “Do të më duhen sot për në komisariat“.

Ky veprim ka çuditur fqinjët, të cilët pavarësisht ngjarjes, kanë lajmëruar menjëherë policinë e cila ka bërë të mundur arrestimin e menjëhershëm të 83-vjeçarit.

Konflikti mes babait dhe djalit ka ndodhur për motive banale, pasi ky i fundit në gjendje të dehur ka goditur fizikisht të atin, ndërsa i moshuari ka marrë armën e gjahut dhe e ka plagosur.

Ndërkohë, 47-vjeçari i plagosur është transportuar me helikopter për në Spitalin e Traumës në kryeqytet.

/a.r

Read Entire Article