“I kam duart e lidhura deri sa …” Karamuço zbulon bisedën me Taulant Ballën

2 months ago 50

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço ka komentuar në emisionin Review shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Në fjalën e tij eksperti solli në vëmendje një takim informal që ai ka pasur me ish-ministrin Taulant Balla, me të cilin ka diskutuar për ndryshimet në kupolën e Policisë së Shtetit.

Kyi fundit sipas Karamuços, është shprehur se me ndryshimin e legjislacionit të Policisë së Shtetit, do priteshin edhe ndryshime në strukturat drejtuese, siç ndodhi me ish-Drejtorin e Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullakun.

“Kam patur një takim informal me ish-ministrin Balla dhe e kam pyetur se çfarë do bënte me ndryshimet në Polici, më tha që i kishte duart e lidhura, deri në zbatimin e ligjit të ri. Pastaj në zbatim të tij, do fillojnë ndryshimet, siç bëri edhe ministri aktual. Kjo është stafetë, pra mua më lë të vazhdoj zbatimin e ligjit, ndërkohë që stafeta është që kemi arritur në një pikë me 40 persona në moshë të thyer dhe po kalojmë në diktimin e ligjit me drejtimin nga një grup me njerëz në moshë të re.” -u shpreh eksperti.

Sipas Karamuços, këto ndryshime në ligj nxit shpresën, që për shkak të kualifikimit dhe moshës së re, shumë punonjës të Policisë së Shtetit të kenë mundësinë që të provojnë veten përmes një fryme politike të përkthyer në ligj.

Read Entire Article