Sa mundësi për punësim ‘part-time‘ ofron Tirana? Studentët, më të prirur për të kërkuar një punë me kohë të pjesshme

1 day ago 32

Për të përballuara kostot e larta të jetesës në kryeqytet, studentët janë të prirur për të bërë punë part-time. Në Shqipëri ndër sektorët ku ofrohet ky shërbim janë ato të shërbimit si në hoteleri apo dhe puna në call center që ndër vite është bërë shumë popullore.

“Tregu në Shqipëri nuk është i përqëndruar tek puna me kohë të pjesshme, e cila nga ana tjetër nuk i favorizon studentët që duan të ndjekin dhe studimet. Sektorët që ofrojnë këto shërbime janë call center, që ka mbetur tashmë tradicionalë. Sektorët e tjerë janë më të ngurtë dhe qëndrojnë tek orari me kohë të plotë.” Shprehet Kolindo Vjerdha nga Qëndresa Qytetare

Të ndjekësh studimet paradite dhe të punosh part-time për disa orë gjatë pjesës tjetër të ditës, është diçka që pohohet edhe nga vetë studentët. Ku një pjesë e mirë prej tyre shprehen se e u del koha që të punojnë dhe të studiojnë.

“Punoj me orar të pjesshëm nga ora 16:00 deri në 20:00 recepsioniste.” “Studiojë për financë dhe gjatë pasdites punoj part-time në një callcenter, dhe kam dhe shokë të tjerë që punojnë në këtë mënyrë.” “Pasdite punoj në një klub nate si banakier nga ora 20:00 deri në 00:00.” “Momentalisht punoj në call ceneter në të cilën punoj nga ora 14:00 deri në orën 18:00 dhe deri tani ndihem mirë.” Kështu u shprehën një grup studentësh.

Shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për grupmoshat e reja sipas Institutit të Statistikave ka qënë në trend rritës ku përgjatë vitit të kaluar gati 40% e të rinjve ishin pjesë e tregut të punës.

Read Entire Article