Ashtu edhe si vetë e ka paralajmëruar, Arbana Osmani është gati të rikthehet në ekran. Pas një mungese gati 2-vjeçare, prezantuesja duket se do të rikthehet në “Top”, këtë herë me një tjetër format, shumë të dashur për publikun.
Bëhet me dije se kanë nisur të organizohen detajet e para për rikthimin e emisionit, “Dua të të bëj të lumtur”. Arbana ka drejtuar këtë emision, duke sjellë emocione të fuqishme dhe momente prekëse për shikuesit.
Teksa përgatitet e para kanë nisur, gjithçka po mbahet shumë sekret si nga produksioni ashtu edhe nga vetë moderatorja. Deri më tani, asnjë detaj i ri nuk është bërë publik, duke lënë gjithçka për në fund, mbi të gjitha rikthimin e shumëpritur të sajin.
Në korridoret e “Top”, asnjë nuk di të thotë nëse Arbana do të jetë në krye të formatit. Kjo për faktin se vetëm stafi i ngushtë dhe i afërt me të, janë njohur me projektet e para të këtij formati.
Rikthimi i këtij formati në sezonin e ri do të ishte një nga ngjarjet më të rëndësishme në televizionin shqiptar, duke sjellë histori të reja që do të prekin publikun por edhe rikthimin e Arbana Osmanit në ekran, dhe pikërisht në “Top Channel” aty ku nisi dhe u shfaq për herë të fundit në “Big Brother VIP”.
Dyshimet për rikthimin e emisionit “Dua të të bëj të lumtur” janë ndezur së fundmi pas një postimi në rrjetet sociale të “Top Channel”, ku publiku është ftuar të shkruajë historitë e tyre.
Kjo adresë e-maili është përdorur edhe më parë për të mbledhur histori për emisionin, duke përforcuar kështu idenë se “Dua të të bëj të lumtur” mund të jetë në prag të një rikthimi. Vetë moderatorja pak kohë më parë foli për rikthimin e saj në ekran. E ftuar në “RTV Dukagjini” tha se nuk ka asgjë konkrete.