Tërmeti shkund Shqipërinë, tre lëkundje sizmike në orët e para të mëngjesit

1 month ago 87
Reklamë

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në orët e para të së mërkurës kryesisht në zonën bregdetare nga Durrësi e deri në Ulqin.

Qendra Europiane e Sizmologjisë raporton se tërmeti me magnitudë 4,6 rihter është regjistruar në orën 02:42 të së mërkurës me epiqendër në detin Adriatik, 37 km larg Durrësit. Sipas EMSC, thellësia e tërmetit ishte 12,2 km. Lëkundjet u ndjenë në Durrës, Laç, Lezhë, Shkodër e deri në Ulqin.

Shumë banorë të këtyre zonave janë zgjuar të tmerruar dhe disa prej tyre kanë komentuar në faqen e uebit të Qendrës Europiane të Sizmologjisë. “E tundi mirë”; “I frikshëm”, shkruajnë dy banorë nga Durrësi. “Në Lalz u ndje shumë”, shkruan një tjetër. “I frikshëm! Në katin e 10 në Shëngjin dhe ishte i tmerrshëm”, shkruan dikush tjetër.

Ndërkohë, tërmeti i parë i fortë është shoqëruar edhe nga dy pasgoditje njëra 2,6 dhe tjetra 2,2 të shkallës rihter.

Fatmirësisht, deri tani nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale në zonat ku tërmeti është ndjerë më shumë.

/a.r

Read Entire Article