Lejoi hapjen e rrugës në mes të pyllit pa leje, Apeli i Posaçëm lë në fuqi vendimin për ish kryebashkiakun e PS

1 week ago 12

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi dënimin me burg për ish-kryebashkiakun e Fushë-Arrëzit, Fran Tuçi, i cili u dënua për “shpërdorim detyre”.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Daniela Shirka (kryesuese), Dhimitër Lara (anëtar) dhe Iliriana Olldashi (anëtare), sot më datë 12.02.2024, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 09 akti, datë 10.01.2024 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesit/të pandehurit F.T., N.M., D.M., kundër vendimit nr. 62, datë 06.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 62 datë 06.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Shpenzimet e gjykimit në apel i ngarkohen ankuesit F.T.”-njofton Gjykata.

Lajmi në përditësim…

Top Channel

Read Entire Article