15 të plagosur gjatë një festivali muzikor në Sllovaki

4 months ago 37

Një festival muzikor u anulua sot në Sllovaki pasi të paktën 15 persona u plagosën në një stuhi,e cila shkatërroi objektet e jashtme, thanë organizatorët.

Festivali Pohoda ishte duke u zhvilluar në Trencin, Sllovakia perëndimore. Organizatorët fillimisht thanë se ishin 8 të lënduar për shkak të motit të keq, por më vonë raportuan se janë të paktën 15 dhe shumica prej tyre kanë lëndime të lehta.

“Pasi kemi shqyrtuar se sa kohë kemi pasur për të garantuar sigurinë e ambienteve, kemi vendosur të pezullojmë Pohoda 2024”, thuhet në uebfaqen e festivalit. Spektatorët do të transportohen me autobusë në qytete të ndryshme të zonës.

Festivali tre-ditor i Pohoda organizohet që nga viti 1997 dhe i kushtohet zhanreve të ndryshme të muzikës, ku marrin pjesë artistë vendas dhe të huaj. /vizionplus.tv

Read Entire Article