25-vjeçari alarmon policinë në Greqi, njofton në rrjetet sociale se do vrasë veten

8 months ago 16
Reklamë

Një 25-vjeçar në Greqi ka alarmuar policinë në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure. I riu kishte njoftuar në rrjetin social Instagram se do të vriste veten.

Një mik i tij pa postimin e tij dhe lajmëroi menjëherë policinë, duke iu shpjeguar  gjithë situatën.

Punonjësi i policisë në detyrë pasi ka parë postimin ka gjetur detajet e 25-vjeçarit, e ka telefonuar duke sinjalizuar edhe efektivët e uniformuar në patrullë.

Mediat greke shkruajnë se 25-vjeçari iu përgjigj thirrjes së tij dhe dukej në një gjendje konfuzioni dhe dëshpërimi. Polici e kapi bisedën dhe e gjeti duke ecur në qendër të qytetit. Pasi e kuptoi se ku ndodhej i riu, lajmëroi policët që ishin në patrullë.

Gjysmë ore më vonë, 25-vjeçari u gjet dhe u shoqërua nga efektivët e policisë, ku aktualisht ai po trajtohet në një klinikë psikologjike. /vizionplus.tv

Read Entire Article