Qazim Laçi kan qenë protangonist absolut mbrëmjen e sotme në Champions League për skuadrën e tij Sparta Prague, e cila fitoi sfidën e parë 3-0 përballë Salsburgut.
Mesfushori kuqezi shënoi golin e tretë për skuadrën e tij, duke dhuruar spektakël në mbrojtje.
Pasi tribloi me një finte dy mbrojtësit dhe portierin, Laçi dërgoi topin në rrjetë me të majtën në mënyrë shumë elegante.
Laçi u vlerësua edhe si lojtari i ndeshejs, pasi mori notën 8-të.
Në këtë duel pati minuta edhe për Rrahmanin dhe Krasniqin që u aktivizuan në minutat 64 dhe 72, ndërkohë që Tuci e ndoqi duelin nga stoli.
Përballja tjetër mes Bolognas dhe Shakhtar Donetsk u mbyll në barazim pa gola. Vlen të theksohet fakti se ukrainasit humbën penallti në minutën e 4-t, me gjuajtjen e Sudakov që u ndal nga portieri Skorupski.