Qeveria gjermane po “ngrin” eksportet e armëve në Izrael, për të zgjidhur problemet ligjore që kanë lindur, raporton Reuters, duke cituar një burim në Ministrinë Federale të Ekonomisë, e cila është gjithashtu përgjegjëse për miratimin e eksportit të sistemeve të armëve.
Vitin e kaluar Gjermania miratoi eksportin e armëve dhe pajisjeve ushtarake me vlerë 326.5 miliardë euro, që është 10 herë më shumë se vlera e eksporteve përkatëse në vitin 2022.
Eksportet, megjithatë, kanë qenë të kufizuara këtë vit, me vlerën e tyre në 14.5 milionë nga janari deri më 21 gusht, ndërsa dërgesat e këtij viti përfshijnë “armë lufte” me vlerë vetëm 32,449 euro.
I njëjti burim i Ministrisë së Financave deklaroi gjithashtu se si është ndërprerë miratimi i licencave të eksportit të armëve në Izrael për të sqaruar nëse ato shkelin legjislacionin gjerman, i cili është veçanërisht kufizues në lidhje me përdorimin e armëve të prodhimit gjerman. /vizionplus.tv